Hisen Berisha: Anti-mitingu i Vuçiç në Serbi nuk është e re, praktikë e ndjekur nga Miloshoviçi

10:39, 26/05/2023
A+ Aa A-

Për të diskutuar anti-mitingun që Vuçiç ka planifikuar në Serbi në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV ishte gjenerali, Hisen Berisha.

Berisha është shprehur se duke njohur historinë dhe memorien politike të Serbisë tradita e mitingjeve nuk është e re pasi është një rrugë e ndjekur nga Miloshevici për të shtypur kombet që donin të shkëputeshin nga Jugosllavia.

Duke e njohur historinë dhe memorien politike të Serbisë tradita e re e mitingjeve nuk është e re, pasi të njëjtën rrugë ka ndjekur dhe Miloshevici përpara luftës së shpërbërjes së Jugosllavisë.

Duke pasur procesin politik që ka Serbisë me Kosovën në Bruksel  dhe pastaj zhvillimet ndërkombëtare me theks në Ukrainë dhe interesi i Rusisë për të ruajtur influencën në Ballkan kjo duhet parë me shqetësim të madh.

Ky shqetësim nuk duhet të parë vetëm në nivelin me Kosovën por edhe me Shqipërinë, me partnerët strategjik si NATO ku ka dhe një rezolutë ku ajo cilëson marrjen e përgjegjësive në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë.

Hunttington ka bërë ndarjen e zonave në bazë të etno gjenetikës në librin Përplasja e Civilizimeve dhe nëse i referohemi perandorive të së keqes si ato të komunizmit atëherë nëse i referohemi BRSS Rusia ka lënë gjithmonë enklava ku gjithmonë sa herë ka dashur i ka futur në luftë. Nëse i kthehemi shpërbërjes së RSFJ ose Jugoslavia ka të njëjtën ide të shpërbërjes dhe po kërkon që të pengojë Kosovën në zhvillimin institucional të saj duke ju referuar planeve që Rusia ka bërë me vendet e BRSS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco