Kafe Shqeto/ Kriza demografike, kërcënimi kryesor i Shqipërisë

Kafe Shqeto/ Kriza demografike, kërcënimi kryesor i Shqipërisë

10:26, 26/05/2023
A+ Aa A-

Kriza demografike që po prek Shqipërinë dhe kërcënimet që pritet të vijnë pas kësaj krize në të ardhmen ishin tema e diskutimit në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV.

Pedagogia Ariana Muça dhe një nga gjinokologët me të njohur, Rustem Çelani janë shprehur se emigrimi masiv dhe kriza e demografisë do të sjellë probleme të mëdha për vendin dhe mosha e tretë nuk do të jetë në gjendje që të mbijetojë normalisht.

Kjo është diçka që ka filluar prej vitesh dhe në dekadën e fundit po e ndjemë më shumë pasi po emigron mosha më vitale e vendit. Kemi një rënie të madhe të lindshmërisë dhe një plakje shumë të shpejtë të popullsisë dhe do të kemi probleme për tu kujdesur për këtë moshë të tretë.

Rinia po zbraz vendin dhe po ikin masivisht, vendi po varfërohet dhe sipas statistikave rreth 305 e popullsisë do të jetë në një varfëri ekstreme. Mësuesit mjekëve dhe kategori të tjera që janë ët domosdoshme po u ngrihet roga7-8% ndërsa deputetëve dhe ministrave 100%.

Muca theksoi se pasiguria ekonomike po i detyrojnë të rinjtë që të emigrojnë masivisht për në vendet e perëndimit, dhe për të gjetur një mundësi punësime e për të jetuar më mirë

Pasiguria ekonomike po i detyrojnë të rinjtë që të emigrojnë masivisht për në vendet e perëndimit, dhe për të gjetur një mundsi punësime e për të jetuar më mirë. Të krijosh një familje do t thotë të kesh disa kushte të mira jetese dhe në Shqipëri mungojnë politikat sociale të pushtetit qëndror dhe vendor janë totalisht të pa mjaftueshme.

Janë një sërë fakorësh që ndikojnë, mënyra e të jetuarit sot si ecja në karrierë ka të bëjë dhe me shtimin e të ardhurave për të përmirësuar mënyrën e jetesës, zgjatja e shkollimit i jep mundësi të rinjëve që të sigurojnë dhe një punën të mirë ku do të sigurojnë të ardhmen.

Ndikim i i klimës politike në vend sjell dhe pasigurinë e të jetuarit në vend ndonjëherë sjellë dhe atë pasigurinë e të jetuarit ën vend që është e lidhur totalisht me pjesën e emigrimit që po prek të gjithë shtresat në shoqëri sepse nuk shikojnë një dritë në fund të tunelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco