'E dija që Rama do bënte çdo gjë për pronat e Himarës', Berisha: Arrestimi i Belerit, politik

22:36, 25/05/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV është shprehur se arrestimi i Belerit ishte politike dhe për ta bërë të vërtete arrestuan në dy të natës nënë e katër fëmijëve.

Berisha ka bërë të ditur s kjo lojë e Ramës ka qëllim politik për të grabitur pronat në bregdetin e Himarës.

"Unë  dija se Rama është i aftë të bëjë gjithçka për pronat në Himarë. Një zonjë me 4 fëmijë e arrestojnë në dy të natës dhe kjo mjafton që gjithçka të  ishte politike se ai prokuror ai polic që arreston në orën 2 të natës një nënë pa burrë në shtëpi është e ndaluar në kushtetutë.

Kjo duhej për të argumentuar dhe lidhur manipulimin që kishin kryer, a doli një studio televizive të shkojë të kjo zonjë, pasi fëmijët janë gdhirë të uluritur kur nuk kanë parë nënë e tyre aty.

Kjo është një veprim shtazor që i bënte vetëm sigurimi i shtetit dikur dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco