Berisha: Unë po luftoj për një opozitë të bashkuar pa pengmarrës

22:26, 25/05/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV është shprehur se qëllimi kryesor i tij është të shohë një opozitë të bashkuar.

Berisha ka theksuar se një person i marrë peng është i gatshëm që të bëjë gjithçka që i dikton pengëmarrësi.

"Me kënaqësi të madhe dua të shoh  një opozitë të bashkuar. Dua të them një gjë, dhe ja them me sinqeritet çdo shqiptari që njeriu i marrë peng të bën çdo gjë që ti do, ai mbetet në duart e pengmarrësist dhe nuk ka forcë në botë që të çliron prej tij.

Unë nuk dua kurrë që ata të jenë peng por fakti është fakt, unë kam një parim që besoj se është shumë e gabuar të pretendosh ti arrish të gjitha sepse nëse e kërkon këtë duhet të shkelë çdo parim dhe ky është një gabim fatal për njeriun. Unë do përpiqem që të bëj gjithçka të mundshme por nuk besoj kurrë që të çliroj një peng nga pengmarrësi i një tipi si Rama ndërsa për të tjerët nuk kam asnjë lloj kufizimi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco