Berisha: Gaz Bardhi nuk është i një kategorie si Basha dhe Alibeaj, këtë e vërtetoi fushata elektorale!

22:11, 25/05/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV është shprehur se Bardhi dhe grupi tjetër i deputetëve përveç Bashës dhe Alibejat nuk kanë punuar kundër kandidatëve të primareve.

Po ashtu Berisha ka bërë thirrje që mbetet i hapur për të gjetur një zgjidhje për ngërçin ku ndodhet partia demokratike.

"Gaz Bardhi nuk është e njëjta kategori e Bashës dhe Alibeajt, pasi prova themelore për mua është fushata elektorale, të tjerat në kuadrin e një partie me vendim të hapur janë në standardet brenda saj, por në fushatë elektorale, Bardhi dhe në dijeninë time në tërësi deputetët e tjerë, nuk kanë bërë anti-fushatë.

Ata kanë mbështetur kandidatët e primareve dhe janë përshtatur me statutin e PD dhe uroj, dëshiroj që këtë mesazh ta marrin të sinqertë nga unë sepse kam referencat e vlerësimit tim dhe vlerësoj pa asnjë lloj ekuivoku qëndrimin që u mbajt në fushatë ndaj kandidatëve të primareve dhe në këtë kontekst nuk them që çështja e Berishës për non grata nuk i pëlqen atij, por Berisha u pëlqën shqiptarëve, këtë e treguan votat që mori.

Në këtë fushatë, Berisha garoi pa logo, pa emër dhe ja ku është arritur dhe shqiptarët e thanë fjalën e tyre, natyrisht debati brenda PD e shëndosh partinë dhe mbetëm i hapur për të diskutuar dhe për të marrë mendimet më të mira për fatin e PD", tha Berisha. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco