Berisha: Pllumb Gjoka ruante qendrat e votimit me makina të blinduara dhe intimidonte votuesit

21:54, 25/05/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ka akuzuar bandat në Shkodër së kanë ushtruar presion te votuesit dhe mbështetësit e opozitës.

Po ashtu Berisha ka denoncuar me emra bandat me në krye Pllumb Gjokën dhe fisin Bajri se kanë ushtruar presion dhe kanë intimiduar votuesit.

Qendra e votimit ishte zënë nga disa bandidtë me tatuazhe dhe zinxhirë floriri në të katër anët vinin te zgjedhësit e prisnin te dera i hedhin dorën në qafë e shoqëronin brenda dhe e prinin deri kur të dilte jashtë. Akili shkoi i fotografonte sepse nuk e lejuan të futje brenda edhe pse ishte vëzhgues.

Ai shkon në qendrën tjetër ku BMW e Pllumb Gjokës me makina me targa të huaja kishte vendosur nën kontroll qendrat e votimit. E marrin në telefon dhe  i thënë se vëllezërit Bajëri me BMW të blinduar shkojnë nga qendra në qendër për të mbjellë frikë te votuesit dhe mbështetësit e PD. Unë i kam kërkuar Akilit që ti fotografonte por kjo u kushtonte jetën njerëzve pasi ata kanë mbushur qytetin me kamera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco