Berisha: Mediat e shituara mbyllën sytë ndaj shitblerjes së votave nga pushteti

21:31, 25/05/2023
A+ Aa A-

Shefi demokrat i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV është shprehur se Basha në 2021 pasi e ka cilësuar procesin zgjedhor një maskaradë ka shkuar në parlament dhe e ka votëbesuar Ramën.

Po ashtu Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj medieve të blera nga qeveria që kanë mbyllur gojën përballë maskaradës zgjedhore që ndodhi me 14 maj.

Në 2021 pasi e quajti maskaradë zgjedhore Lulzim Basha mbylli gojën dhe shkoi duke e votëbesuar dhe është vetofruar për të bashkëqeverisur me Ramën. Nuk është një proces i thjeshtë që po bëjmë  sepse kërkon kohë, informacione, të dhëna që ne po i mbledhim të gjitha. Stuhia e turpshme mediatike dëshmojë se  mediat janë të infektuar nga mercenarët e votës së shqiptarëve, u bënë bashkëpuntore në krimin monstruoz të blerjes së votës.

Kur një gazetar pyet se si u ble vota dhe nuk ka sy të shohë 680 mijë zarfa ati i janë verbuar sytë e mendjes, kur një gazetar thotë fakte ku u ble vota dhe nuk ka sy të shohë se si partia e Doshit rrit me 310% pa asnjë takim ai i ka sytë e verbuar nga paratë e Ramës dhe Doshit, kur nj gazetar pyet dhe thotë se nuk dolën në votim ndërkohë se zyrtarisht provohet se 180 mijë shkuan dhe nuk e gjetën emrin në qendrën e  votimit dhe ikën pa votuar që doi të thotë përjashtim nga votimi ky quhet në terminilogjinë e doktrinës zgjedhore përjashtim nga votimi.

Për të mbuluar këtë krim të shumtuar filloi gjatë javës duke thënë mos dilni në votime, dhe pasi e ka ekzekutuar krimin tha më dëgjuan disa gazetar në kor u shprehën se nuk i ngrohu opozita të dilnin në votim. Mediat duhet të ishin të parët që të qëndroni në krahun e qytetarëve, e para në denoncimin e blerjes së votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco