'E mbyllëm Shkodrën'/ Berisha: Ne ishim 14% para, Bajrat dhe 4 bandat e tjera ndanë 12 mln euro!

21:16, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Shkodrës. 

Duke iu referuar sondazheve, Berisha tha se opozita dhe kandidati i saj në kryeqendrën e veriut ishin 14% para. 

Berisha akuzoi se ishte ndërhyrja e qeverisë dhe përdorimi i bandave kriminale në blerjen e votave që deformuan vullnetin e qytetarëve. 

Kreu i PD tha se Bajrat dhe 4 banda të tjera nga Dobraçi dhe Dajçi ishin bërë bashkë në Shkodër dhe kanë shpërndarë 12 mln euro për të blerë votat. 

"Në Shkodër, poll-et tona dhe poll-et e kundërshtarëve tanë, dilte me 12-14% përpara për ne. Përveç këtyre poll-eve, vetë kandidati kishte një organizatë sondazhesh nga Kosova e cila konfirmonte të njëjtat rezultate. Tre ditë para zgjedhjeve, socialistët në mjediset e tyre të brendshme deklaronin se e mbyllëm Shkodrën. Informacionet e mia ishin këto, fillimisht dërguan 2 mln euro bandës kryesore, Bajrave për t'i shpërndarë, nuk patën efektin që donin. Dhe më pas kanë dërguar 10 mln euro, kanë unifikuar në veprimtari kriminale 5 banda nga Dajçi në Dobraç dhe i kanë vërsulur duke ndarë para dhe rrëmbyer votat për qeverinë. Para kësaj situate unë i kërkoj Akil Krajës, drejtorit të kabinetit, do instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka një problematik me një seri akuzash të rënda por që thuhet se lanë paratë e Olsi dhe Edi Ramës në Velipojë, do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë. Akili shkon në Velipojë. Qendra e Votimit 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMW e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajsekishte zënë derën e QV. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënën nën kontroll", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco