Eksperti i Përmbarimit Privat, Kodra: Shqipëria rrezikon të humbë në arbitrazh 740 milionë euro!

19:44, 25/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privat, Besmir Kodra.

Kodra është shprehur se shteti shqiptar për shkak të shkeljeve që ka kryer me kompani të shumta në vend rrezikon që të paguajë gjoba që tejkalojnë shifrat e 740 milionë euro.

"Ajo që kam dëgjuar mediatikisht se nga vetë diskricioni që ka si proces Gjykata e Arbitrazhit nuk mund të nxjerrim publikisht as datën e seancave dhe as qëndrimin e palëve, edhe kur del vendimi palët detyrohen që mos ta bëjnë publik këtë pjesë. Kemi pasur rastin e kompanisë që ka bërë rrugën Tiranë-Elbasan që të gjitha këto kompani kanë pretendime 20-30 milionë që po t'i mbledhim të gjitha këto shkojnë deri në 740 milionë euro.

Rama ka dalë në muajin mars dhe ka ngritur pretendime, këtë pretendim nuk e ka ngritur për këtë vendim që po flasim në  kundërshtimin e veprimit përmbarimor në Belgjikë por e ka ngritur në bazë të vendimit penal që është marrë ndaj Bechetti ku ka kërkuar që të rihapë çështjen dhe është vendosur që kjo çështje të mos hapej. Nëse Rama ose parlamenti të vendosë që të dalë nga kjo konventë gjithçka mund të ndodhi pastaj, por ky veprim është shumë i rrëzikshëm për vendin dhe subjektet do të vlerësojnë situatën në Shqipëri dhe mund të largohen pasi nuk ka asnjë garanci", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco