Beleri mbetet në qeli, avokatët: Nesër do ankimojmë vendimin, nuk ka asnjë provë...

Beleri mbetet në qeli, avokatët: Nesër do ankimojmë vendimin, nuk ka asnjë provë...

15:32, 22/05/2023
A+ Aa A-

Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, deklaruan se ditën e nesërme, do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që e la në qeli.

Ata deklaruan se Fredi Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

“U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar gjykimin që është ngritur për të. Nesër, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit”, theksuan avokatët.

Gjatë një komunikimi për mediat, avokati i tij ka thënë se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit.

“Ne pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet të vendoset masë sigurimi për të dy. Nuk paraqitën asnjë provë, por lexuan atë që paraqitën prokuroria e Vlorës, në paraqitëm prova shëndetësore. Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari, por në dosjen e policisë dhe prokurorisë nuk gjendet kjo listë. Ta marrin ta ripyesin këtë person sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë”, ka deklaruar avokati.

Gjithashtu avokati ka theksuar se Pandeli Kokoveshi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë kërkuar masë më të lehtë ndaj tij, pasi edhe për këtë të fundit është dhënë masa ‘arrest në burg’.

Këtë të hënë, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi.

Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco