VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Bandat dhe policia u bashkuan për zgjedhjet, ftoj deputetët të bashkohen

17:04, 19/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi këtë të premte se si Bandat kriminale dhe Policia e Shtetit u shkrinë në një për farsën elektorale të 14 majit. Sipas Berishës, policia u vu në shërbim të kriminelëve që kërcënonin votuesit e korruptonin deri në 600 euro për votë e deri në 20 milionë lekë apo 10 mijë euro për komisionerët. Berisha u shpreh se krimet elektorale do të faktohen me pamje e prova ndërsa theksoi se administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit electoral.

Nga SYRI TV

Lideri I opozitës Sali Berisha denoncoi fenomenin e bashkimit të bandave dhe policisë së shtetit me qellim tjetërsimi e vullnetit të qytetarëve në favor të mazhorancës socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Nga selia blu, Berisha solli raste konkrete të vendosjes së policisë në dispozicion të kriminelëve të cilët kërcënonin dhe blinin vota për llogari të Partisë Socialiste.

Berisha akuzoi edhe eksponentët e lartë të administratës që përdorën praktikat korruptive për të tjetërsuar rezultatin në 14 maj.

Sali Berisha u shpreh se rezultati I Tom Doshit tregon blerjen massive të votave, sidomos në Bashkinë e Shkodrës.

Për rezultatin e marrë në 14 maj, Kreu demokrat theksoi se do të ketë një analizë të thellë dhe do të zbatojë statutin e PD-së më përpikmëri.

Për zëvendësimin e Alibeajt me Gazment Bardhin në drejtim të grupit parlamentar, Berisha teksa bëri me dije se nuk njeh asnjë strukturë paralele, iu I ftoi deputetëve që të  bashkohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco