VIDEO/ Shkreli: Shkodra u rrit brenda 1 viti me 10 mijë votues më shumë

18:40, 16/05/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Eliona Kodra Shkreli, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar se Shkodra brenda 1 viti është rritur me 10 mijë votues më shumë.

Shkreli tha se, një rast që nuk është bërë i ditur në media është fakti se 22 persona të komunitetit rom, të cilët pasaportizimin e kanë Shkodër, por janë sjellë nga Kruja për të votuar në Shkodër.

‘Në fakt, rritja e numrit të votuesve nga viti i shkuar, kemi patur 10 mijë votues më shumë. Që kur pamë që numri ishte rritur patëm një lloj frike, duke pasur parasysh popullim që ka Shkodra dhe më pas vinin denoncime në shtabin elektoral të zotit Spahia.

Përshembull ka ndodhur në Gjuhadol një fakt që nuk është thënë në media, janë sjellë me furgon 22 persona të komunitetit rom, të cilët pasaportizimin e kanë Shkodër, por janë sjellë nga Kruja. Një tjetër fakt i çuditshëm në Dukagjin, në një qendër votimi që janë të regjistruar 500 votues, por që ne e dimë shumë mirë se si është situata atje, që në këtë periudhë nuk gjen as 5 shtëpi, është një zonë që është e shpopulluar, që në vitet e shkuara kanë votuar rreth 100 persona, tani ka pasur 300 persona shtesë që kanë votuar.

Partia Socialdemokrate ka pasur një rritje shumë të madhe, mbi 12 mijë vota. Ka ndikuar afrimi i zotit Çela, pasi ai ka pasur 8 mijë vota dhe kanë ndikuar në fitoren e Becit’, u shpreh Eliona Shkreli në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco