Rezultatet në bashkitë ku ka mbaruar numërimi për këshillat bashkiakë

Rezultatet në bashkitë ku ka mbaruar numërimi për këshillat bashkiakë

10:56, 16/05/2023
A+ Aa A-

Pas kandidatëve për kryetarë bashkie, vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Numërimi ka mbaruar në 9 bashki.

1-Fushë Arrëz: Ka 15 mandate për Këshill Bashkiak. Rezulton e para Partia Socialdemokrate me 13.22% të votave. E përkthyer në mandate, PSD ka fituar 3 mandate. Po njësoj ka fituar edhe PAA-ja që ka marrë 13.06% të votave. Partia Socialiste dhe Partia Kristiandemokrate kanë fituar nga 2 mandate. Ndërsa nga 1 mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë”, PDIU, ALD, PD dhe FRD.

2-Pukë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. Edhe këtu kryeson PSD me 4 mandate. Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 2 mandate. Nga 1 mandat shkon për “BF”, PD, FRD, PADSH, Partia Demokracia Sociale, Fronti i Majtë dhe Partia Balli Kombëtar.

3-Vorë: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate, “BF” 4 mandate, PAA 2 mandate dhe nga 1 mandat kanë marrë FRD dhe PR.

4-Kamëz: Ka 41 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 19 mandate, “BF” 11 mandate, PD 3 mandate, PSD dhe FRD nga 2 mandate dhe nga 1 mandat PR, PAA dhe PLL.

5-Elbasan: Ka 51 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 28, “BF” 12 mandate, PD 7 mandate dhe nga 1 mandat PD, PSD, Partia e Gjelbër dhe PDIU.

6-Cërrik: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 11 mandate, “BF” 3 mandate, PD 2 mandate dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër, Aleanca Progresiste LZHK, PLL, PSD, PAA.

7-Poliçan: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate ndërsa “BF” dhe PD nga 1 mandat.

8-Kolonjë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 10 mandate, “BF” dhe PAA nga 2 mandate ndërsa PR 1 mandat.

9-Libohovë: Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 mandate, “BF” 5 mandate dhe PD 2 mandate.

10-Këlcyrë: Ka gjithsej 15 mandate. 3 mandate i ka fituar PS, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar “BF”, PDIU, PADSH, ALD, ADK, PR, Aleanca Progresiste LZHK, PAA, PD, PSD, LRE, PASH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco