Humbi për shkak të të burgosurve/ Hoxha: Qeveria tjetërsoi fitoren tonë

Humbi për shkak të të burgosurve/ Hoxha: Qeveria tjetërsoi fitoren tonë

10:24, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka falënderuar banorët e Rrogozhinës për votën e tyre pro opozitës në fushatën e zgjedhjeve lokale. Në një shënim në Facebook ai akuzon qeverinë për deformim të votës në këtë zonë. Kujtojmë se Hoxha humbi zgjedhjet vetëm pasi u numërua kutia e votimit e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës.

POSTIMI I PLOTE:

Motra e vëllezër, banorë të Rrogozhinës, Lekajt, Kryevidhit, Gosës e Sinaballajt.

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë e dashamirës!

Përulem me shumë mirënjohje e respekt para çdonjërit nga Ju!

Këto muaj të rrugëtimit tonë, kuptova e ndamë së bashku: shqetësimet, problemet dhe nisëm rrugën e përbashkët të kthimit të Pushtetit te Ju, pronarët e vërtetë të Bashkisë Rrogozhinë.

Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.

Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të bashkisë.

Qeveria e Pushteti në mënyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë ekstra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren.

Miqtë e mi, ka dhjetra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco