Fitorja e Belerit, mediat greke: Disfatë politike për kryeministrin Edi Rama

Fitorja e Belerit, mediat greke: Disfatë politike për kryeministrin Edi Rama

09:52, 16/05/2023
A+ Aa A-

Fitorja e Belerit, është një disfatë politike për kryeministrin Edi Rama.

Kështu shkruan media greke Kathimerini, në një analizë të publikuar në faqen e parë, lidhur me çështjen që ka rikthyer përplasjet diplomatike mes Tiranës dhe Athinës. Teksa komenton triumfin pas hekurave të pjesëtarit të minoritetit grek, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë”, “Kathimerini” thotë se sytë janë kthyer tani nga Tirana, në pritje të reagimit të kryeministrit Rama, që siç shkruan, e kishte kthyer në personale betejën për Himarën.

Sipas medias, Rama do të përdorë sistemin gjyqësor të marrë peng, për të mbajtur kandidatin e arrestuar për blerje votash, jashtë dyerve të bashkisë.

“Ekziston frika se mund të jemi në fillim të një tjetër hakmarrje të Ramës ndaj helenizimit të Himarës”, shkruan Stavros Tzimas i Kathimerinit, që e vë theksin tek nevoja e reagimit ndërkombëtar nëse do të ketë përpjekje për të përmbysur vullnetin e votuesve.

Po ashtu “Prothothema”, i dedikon faqen e parë çështjes duke cituar reagimin e Belerit nga burgu se demokracia kishte fituar. Media publikon gjithashtu videot e brohorimavee festimeve që shpërthyen në Himarë, me shumë prej minoritarëve që kënduan himnin kombëtar grek.  “Prothothema” përmend atë që e quan reagim të çuditshëm të presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen lidhur me arrestimin e Belerit.

“Fredi Beleri mund të jetë duke e festuar nga burgu fitoren, por Von Der lejen, kur u pyet për incidentin, tha se e kishin informuar për lirimin e tij”, shkruan media, që saktëson se kjo nuk është e vërtetë.

Arrestimi i Belerit çoi kryeministrin Kiriakos Mitsotakis të kërcënojë me pengim të procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco