FOTO/ Trysni nga nëpunësit e PS mbi votuesit edhe në Tiranë e Kamëz

FOTO/ Trysni nga nëpunësit e PS mbi votuesit edhe në Tiranë e Kamëz

12:28, 14/05/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka angazhuar të gjithë punonjësit e administratës pranë qendrave të votimit në të gjithë vendin për të rrëmbyer vota në këtë ditë zgjedhjesh.

Denoncimi më i fortë u bë paradite nga kandidati i opozitës në Elbasan, Luçiano Boçi, i cili tha se “administrata është detyruar të përgatisë lista për votuesit. Ne i kemi denoncuar në vazhdimësi dhe një pjesë e madhe janë ndjerë të trysnuar, janë detyruar të dorëzojnë listat e tyre dhe ky presion përgjatë procesit ka vazhduar edhe më tej. Presionet e tjera kanë vazhduar me heqjen e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, sikurse edhe kërcënimet për heqjen nga vendi i punë përgjatë gjithë kohës... Mesazhi i shpërndarë sot në mëngjes nga Partia Socialiste për njerëzit që punojnë në administratë është në qoftë se ju nuk na votoni, ne ju heqim nga puna”, deklaroi Boçi.

Po ashtu, dy denoncime të tjera janë bërë nga vetë qytetarët në Tiranë dhe në Kamëz. Administrata e PS është dyndur në shkollën 9-vjeçare “Betim Muço” në Tiranë duke synuar votat për kryebashkiakun socialist Erion Veliaj, që i mban në punë.

Një situatë e ngjashme është vërejtur edhe në Kamëz. Në foto shihet brenda qendrës së votimit të ngritur në shkollën “100-Vjetori”, vetë drejtori Rasim Beluli, që intimidon votuesit, banorë të zonës, që të japin votën për Rakip Sulin.

ImageImage

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco