Spahia: I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votim, t’i kthejnë shkëlqimin Shkodrës edhe për 4 vite!

Spahia: I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votim, t’i kthejnë shkëlqimin Shkodrës edhe për 4 vite!

12:17, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie, i bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të vërshojnë drejt kutive të votimit për t’i kthyer Shkodrës, shhkëlqimin edhe për katër vitet e ardhshme.

Pasi votoi në mesditë në qendrën e votimit, Spahia tha:

“Më lejoni ‘ti shpreh mirënjohjen të gjithë gazetarëve që po tregojnë një interes të jashtëzakonshëm dhe të shfrytëzoj rastin i bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejmë në një festë të veçantë për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

Është një ditë ku qytetarët tanë, shkodranët mund nëpërmjet votës së tyre t’i kthejnë edhe njëherë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme Shkodrës, Shkodrës së artit dhe të kulturës, larg krimit dhe korrupsionit.

I ftoj që masivisht të dalin te kutitë e votimit dhe të ushtrojnë të drejtën qytetare, detyrimin tonë qytetar nëpërmjet votës së tyre.

Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje strukturave të cilat e kanë për detyrë të garantojnë lirinë e votimit, të garantojnë qetësinë për qytetarët në këtë ditë të shënuar.

Do të flasim pas kësaj dite, këtij procesi zgjedhor, për atë inskenim krejtësisht politik që synoi të hedhë baltë mbi një proces dhe fushate që po shkonte mirë po s’ka problem, qytetarët do të flasin me votën e tyre dhe me masivitetin te kutia e votimit.

Kemi pasur një vonesë në hapjen e qendrave të votimit apo në fillimin e procedurave për fillimin e votimeve por shpresoj që ta rikuperojmë, shpresoj që interesi i qytetarëve të tregohet masivisht gjatë këtyre orëve që kemi në dispozicion".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco