SYRI TV/ Fier, Evdar Kodheli tek banorët e Vjosës: Fokusi im, fuqizimi i bujqësisë!

12:32, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkine e Fierit, Evdar Kodheli zhvilloi një takim me banorët e Vjosës, nga ku deklaroi se në fokus të planit të tij do të jetë fuqizimi i bujqësisë dhe mbështetja ndaj biznesit. Sipas tij, pas 14 majit bashkia do t’u japë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

Nga SYRI TV

Në vijim të turit të takimeve në terren  për zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë Fier, Evdar Kodheli,  u ndal në fshatin Vjosë  ku premtoi se  në fokus të bashkisë së ardhshme do të ketë fuqizimin e sektorit të bujqësisë e blegtorisë si dhe do të mbështesë bizneset e zonës.

Kodheli u zotua se do të punojë fort për të ndërtuar një bashki, e cila i dëgjon qytetarët dhe u ofron zgjidhje sa më të shpejta për problematikat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco