SYRI TV/ Mediu dhe Duka takim me këshilltarët e opozitës, i pranishëm edhe kandidati i Kamzës Arjan Hoxha

12:28, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste,  Fatmir Mediu dhe Agron Duka, zhvilluan një takim me  këshilltarët e opozitës ku ishte i pranishëm edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha. Gjatë fjalës së tyre ata theksuan  se  më 14 maj qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin dhe se Arjan Hoxha është kandidati që përfaqëson të gjithë opozitën e bashkuar.

Nga SYRI TV

Kreu i  Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kandidati i kolaicionit “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan  Hpxha zhvilluan një takim pune me këshilltarët e partive të opozitës, nga ku theksuan rëndësinë  e zgjedhjeve lokale të 14 majit. 

Gjatë  fjalës së tij, Mediu theksoi se është e domosdoshme që çdo votë për këshilltarë të jetë dhe votë për kandidatin Arjan Hoxha.

Duka po ashtu theksoi se Arjan Hoxha nuk është kandidat vetëm i “Bashkë fitojmë”, por i gjithë opozitës, ndërsa deklaroi se pushteti socialist po shkatërron vendin.

Nga ana e tij, kandidati Hoxha tha se Kamza është e fituar por kërkohet nga të gjithë të punojmë bashkë dhe të jemi një ekip sot dhe nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco