SYRI TV/ Deputeti Kastriot Piroli në Kurbin: Më 14 maj votoni Behar Haxhiun!

12:24, 06/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Kastriot Piroli zhvilloi një takim me banorët e fshatit Katund i Ri në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë  e Kurbinit, Behar Haxhiun. Sipas Pirolit, situata në fshatra dhe në të gjithë Kurbinin është e rëndë, ndaj ftoi qytetarët që më 14 maj të votojnë për Behar Haxhiun, që bashkia të kthehet në shërbim të tyre

Nga SYRI TV

Pas takimit në  Mamurras, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Kurbinin, Behar Haxhiun, deputeti Kastriot Piroli zhvilloi një takim me banorët e fshatit Katund i Ri, ku mungon uji i pijshëm, infrastruktuara rrugore dhe shërbimet.

Përballë kësaj panorama, deputeti Piroli i kërkoi banorëve të ndëshkojnë me votë qeverisjen aktuale dhe të mbështesin masivisht Behar Haxhiun me 14 maj.

Sipas Pirolit, tërë komuniteti kurbinas është rëndë,  ndaj më 14 maj duhet ndryshuar rrënjësisht situata dhe bashkia t’iu kthehet qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco