SYRI TV/ Kandidati Fisnik Qosja, takim me forumin e grave, prezanton prioritetet për bashkinë e Kavajës

12:18, 06/05/2023
A+ Aa A-

Fisnik Qosja, kandidati i opozitës për bashkinë e Kavajës, gjatë takimit me Forumin e Grave, ka vlerësuar rolin e tyre në demokraci. Ndërkohë, ai ka prezantuar edhe prioritet për këtë bashki, ndërsa ka denoncuar dhe presionin që po iu bëhet të rinjve nga mësues e drejtues të arsimit për të mos marrë pjesë në takimet e këtij koalicioni.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilloi një takim me forumin e grave. Gjatë fjalës së tij, Qosja kujtoi një fragment të një ushtari, i cili i konsideronte gratë kavajase rebele që nuk tremben para asgjëje.

Qosja pati edhe një mesazh për drejtuesit e arsimit në Kavajë dhe mësuesit, të cilët i bëjnë presion  nxënësve të mos shkojnë në fushatat e PD.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, akuzoi administratën e qytetit të Kavajës dhe patronazhistët, të cilët kanë përvetësuar apartamentet e familjeve në nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco