'Kur të bëjë gjeli, ve'! - Shkodranët e irrituar tregojnë si i gënjeu Benet Beci

'Kur të bëjë gjeli, ve'! - Shkodranët e irrituar tregojnë si i gënjeu Benet Beci

10:06, 06/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike e Shkodrës ka publikuar me pamje, të vërtetat përmbi mashtrimet që përhap nëpër fshatrat e kësaj bashkie, kandidati socialist Benet Beci, në kërkim të votave. 

Në pamjet shihet sesi më 23 dhjetor 2022, Benet Beci i premtoi një banori të fshatit Rrjoll se kishte ardhur që t’ia shtrojë edhe ato 200 m rrugë që i kishte lodhur dhe mërzitur ata, duke i tundur madje edhe gishtin në fytyrë: “Mbaje mend, do të më kujtosh e do të më urosh”!!!

Por, i njëjti banor ka pritur në takim në fillim të majit, kryebashkiakun demokrat të Shkodrës, Bardh Spahinë dhe ka folur pa asnjë drojë para kamerave:

“Më 11 janar, Beci më tha "e ke të kryer këtë punë"!!! Iku 15 shkurti, 15 marsi, 15 prilli dhe po hyn maji e kjo u bë, siç themi ne malësorët “kur të bëjë gjeli ve", n'rruga tjera"!!!

Ironia nuk përfundon këtu, sepse një tjetër banor i mashtruar po njesoj ka treguar se çfarë u premtoi i njejti Bec dhe nuk bëri asgjë për rrugën. “Në intervistë e në televizor thotë se problemin e Rrjollit unë e kam zgjidhur!", tha ai i indinjuar ndërkohë që tregon me gisht, rrënojat e rrugës.

PD e Shkodrës, duke publikuar pamjet, komentoi: “Një fushatë e bazuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime është ajo që po bën Edi Rama dhe kandidati i tij në Shkodër. Me zë dhe figurë, njeriu që iu servir Edi Rama qytetarëve të Shkodrës për kryetar bashkie, shihet se si mashtron banorët e Rrjollit në lidhje me rrugën Shëngjin - Velipojë, në kantierin e të cilës prej më shumë se 1 viti nuk punohet.  Faktet flasin vetë, ndiqeni videon që e fakton më së miri këtë mashtrim!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco