Lajmi i fundit

Denoncoi lidhjet e Edi Ramës me organizatat mafioze, kërcënohet gazetari Zigfrido Ranucci

SYRI TV/ Enigma e fabrikës së asfaltit: nga vjen sasia që furnizon Tiranën?

09:44, 06/05/2023
A+ Aa A-

Pak para zgjedhjeve vendore, Bashkia e Tiranës po shtron asfalt në rrugët e kryeqytetit. Emisioni “Piranjat” ka zbuluar se fabrika e asfaltit ndodhet në Kërrabë, por nuk disponon leje ndërtimi. Investigimet tregojnë se parcela ku është ndërtuar fabrika është regjistruar si pyll, madje referuar planit vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall

SYRI TV

Jemi në pikun e fushatës elektorale dhe Tirana është kthyer në kantier ndërtimi. Kudo po mbyllen punët me urgjencë, në mënyrë që 14 maji, dita kur do ta shkundim votën, të na gjejë sa më të pastërt e të rregullt.

Mes morisë së punëve që po kryhen, bie në sy asfalti që shtrohet pa hesap në çdo rruge e rrugicë të kryeqytetit. Këto kamionë dhe mjete për shtrimin e asfaltit që nuk ndalen për të mbyllur me sukses detyrën e ngarkuar, shihen në çdo rrugë të Tiranës.

Por nga vjen gjithë kjo sasi asfalti që po furnizon Tiranën? Emisioni “Piranjat” ka dokumentuar për javë të tëra punën në terren te punëtorëve dhe makinerive me logon e Bashkisë Tiranë. Fabrika që prodhon asfaltin për rrugët e Tiranës ndodhet në Kërrabë, ngjitur me tunelin. Prej më shumë se një muaji, kamionët ngarkohen në këtë fabrikë dhe me pas shpërndahen në të gjitha akset e kryeqytetit.

Por fabrika, pronë e kujt është dhe a ka leje ndërtimi? Një prej punonjësve thotë se ka leje ndërtimi, por nuk e tregon asgjëkundi. E vetmja gjë që disponon në celularin e tij, është kartela e pasurisë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak për kalimin e kësaj fabrike në përdorim nga drejtoria e punëtorëve të Bashkisë Tiranë.

Një ditë më vonë, pasi zëdhënësja për mediat sqaron qe duhet dërguar një kërkesë me shkrim për informacion, “Piranjat” telefonuan drejtorin e kësaj drejtorie Herion Rrapaj duke i kërkuar vënien ne dispozicion të lejes së ndërtimit.

As nga komunikimet verbale me drejtorin, nuk u arrit të vihej në dispozicion leja e ndërtimit.

Nga verifikimi për statusin e parcelës në të cilën është ndërtuar fabrika e asfaltit, të dhënat tregojnë se lloji i pasurisë në fjalë, është regjistruar si pyll. Madje referuar planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall. Edhe sipas sistemit online, rezulton se gjithë kjo hapësirë toke, është bujqësi, natyrë. Situata duket vërtetë e mjegullt, por ajo që mund të thuhet është se fabrika e asfaltit vazhdon të prodhojë çdo natë përgjatë gjithë këtij muaji pune intensive në rrugët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco