Refuzimi i debatit nga PS, Alimehmeti: Kanë shumë për të fshehur, shumë pak për t'u përballur

Refuzimi i debatit nga PS, Alimehmeti: Kanë shumë për të fshehur, shumë pak për t'u përballur

08:50, 03/05/2023
A+ Aa A-

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat për këshilltar në bashkinë Tiranë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ftuar në "Ora e Betit" thotë se një përballje në debat mes kandidatëve për kryetarë bashkie do ta bënte më interesante fushatën për 14 majin.

Ilir Alimehmeti: Do të doja brenda një fushate për pushtetin vendor të kishte debat në Tiranë dhe 2-3 bashki të tjera të mëdha. Kjo refuzohet nga ata që janë në fuqi.Nuk kanë mundësi përballje, kanë shumë për të fshehur. Do kisha pasur qejf shumë të ndiqja debat për Tiranën, për Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Korçën. Interesante është se nuk mungojnë debatet ndërmjet anëtarëve për këshilltarë mes koalicionit Bashkë Fitojmë dhe PS. Ka të bëjë me dëshirën për tu fshehur pas gishtit. Shqiptarët e dinë pse nuk bëhet debat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco