Katër hapat bazë të Igli Carës për zhvillimin e biznesit në Durrës

Katër hapat bazë të Igli Carës për zhvillimin e biznesit në Durrës

12:33, 28/04/2023
A+ Aa A-

Igli Cara, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Durrësit, e ka përmbledhur shumë shkurt dhe qartë, planin e tij për zhvillimin e biznesit në këtë bashki "ku të bësh biznes është gjithmonë e më vështirë", siç shprehet. “Ndaj, jam falenderues për këdo që kontribuon, jo vetëm për familjen, por për zhvillimin ekonomik të qytetit”, shton ai dhe thekson:

“Krijojmë mundësi, ndërtojmë vlera! Kjo do të jetë motoja jonë, që do të bazohet në hapa konkretë, për të qenë një mbështetje e vazhdueshme, për çdo subjekt tregtar në Durrës:

- Rishikimi i menjëhershëm i taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre

- Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin

- Përditësimi i regjistrit të biznesit

- Taksa 0 për startup, për bizneset rinore dhe të teknologjisë.

Këto nuk janë të vetmet lehtësi për biznesin, gjatë katër viteve të ardhshme, - nënvizon në përfundim Igli Cara. – “Në 14 maj bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco