KAFE SHQETO/ Alibeaj bëhet ‘njësh’ me qeverinë, Harxhi: Ai po punon direkt me Ramën

KAFE SHQETO/ Alibeaj bëhet ‘njësh’ me qeverinë, Harxhi: Ai po punon direkt me Ramën

12:07, 28/04/2023
A+ Aa A-

“Sjellja e z. Enkelejd Alibeaj dhe e disa të tjerëve kanë qenë të tilla që e kanë treguar fare hapur që ata punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë më Edi Ramën”, deklaroi sot pa shprehur asnjë habi, znj. Edith Harxhi, një nga figurat drejtuese të Partisë Demokratike. Në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, znj. Harxhi shpjegoi se "trajektorja" e Alibeajt nuk ka nisur sot, por vite më parë, që kur Lulzim Basha e zgjodhi nënkryetar të partisë.

Intervistë me znj. Edith Harxhi, drejtuese politike e PD-së në këtë fushatë elektorale në bashkitë e Lushnjës dhe të Divjakës.

Kafe Shqeto: Znj. Harxhi, keni qenë jo vetëm personazhi politik më konstant në sulmin që keni bërë ndaj fraksionit Basha-Alibeaj, por edhe të ndër të parat që e patë rrezikun që vinte nga ata duke qëndruar brenda strukturës së PD. A është kjo një “fitore” dhe “përligjje” e argumentit tuaj, që iu kënaq?

Edith Harxhi: Jo, më vjen keq, nuk do ta quaja fitore. As përligjje!

Kafe Shqeto: Në thonjëza.

Edith Harxhi: Po, e kuptoj. Është natyrisht një humbje shumë e madhe për PD-në që disa kryesues apo drejtues të saj apo ish-drejtues kanë marrë këtë lloj trajektoreje që dukej; ishte shumë e qartë që përpara disa vitesh që do të arrinte deri në këtë pikë Partia Demokratike. Nisi me Lulzim Bashën dhe më vjen shumë keq që vazhdoi me Enkelejd Alibeajn dhe disa të tjerë. T’ju them të drejtën, unë personalisht nuk kam menduar që Alibeaj do të ishte pjesë e këtij procesi, për vetë faktin se e njoh Enkelejdin që të ri, ka qenë pjesë e PD-së, ka qenë drejtues në disa nivele, ka qenë drejtuesi i Zyrës së Antikorrupsionit (ai që flet sot për korrupsionin), ka qenë Ministër i Drejtësisë një kohë. Ka pasur pra pozicione të tilla që unë nuk e kuptoj se cila do të ishte arsyeja që ai të merrte pikërisht këtë lloj qëndrimi. Ndoshta është joshja nga ana e mazhorancës, ndoshta është joshja nga faktorë të tjerë politikë të jashtëm dhe të brendshëm. Megjithatë unë mendoj që ne duhet të shohim realitetin në datën 14 maj, sepse 14 maji është më i rëndësishëm për ne sesa të merremi me ata që mundohen të vënë pengesa gjatë rrugës drejt fitores.

Kafe Shqeto: Nisur nga dalja e fundit e z. Alibeaj dhe deklarata që ai bëri se krahasuar me Berishën  dhe Metën, Rama është progresi, a ishte pikërisht ajo që i vuri pikat mbi i dhe iu dha fund të gjitha aludimeve që kemi pasur deri më sot se ai i shërben vetëm Ramës?

Edith Harxhi: Jo, nuk mendoj se kjo ishte e vetmja deklaratë. Ai ka bërë disa deklarata gjatë kësaj kohe. Sjellja e tij dhe e disa të tjerëve kanë qenë të tilla që natyrisht kanë treguar fare qartë, fare hapur që ata punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë më Edi Ramën. Dalja e një kandidati tjetër në zgjedhjet e Tiranës e tregon këtë, dalja me lista të veçanta e tregon këtë.

Unë kam fatin për shembull që drejtoj fushatën në bashkinë e Lushnjës dhe të Divjakës dhe këtu PD-ja është e bashkuar, këtu nuk ka kandidat tjetër përveç kandidatit të “Bashkë fitojmë”, i cili mbështetet nga të gjitha faktorët politikë. Megjithatë ka një listë dhe kjo na shqetësonte sepse… Unë mundohem që t’i takoj edhe njerëzit që janë në listën e asaj pjese që e quan veten “PD e vulës” , pavarësisht se këta këtu në Lushnjë janë të gjithë demokratë për mua e janë njësoj dhe mundohem  t’u them që janë të gjithë pjesë e të tërës. Pra, disa persona që drejtojnë një grup nuk do të thotë që ata marrin vendime në emër të grupit apo nuk do të thotë që i gjithë grupi mendon si ata. Këtë dua të them. 

Z. Alibeaj e ka filluar këtë histori disa vite më parë, kur ai u emërua nga z. Basha (me  pa të drejtë mendoj unë) nënkryetar i partisë, për arsye se PD-ja në atë kohë nuk ka pasur asnjë lloj zgjedhjeje. Çdo gjë është marrë, është bërë me emërimin e Lulzim Bashës. Kështu që ai e vazhdoi këtë trajektore.

Megjithatë kam parë që ish-nënkryetarë të tjerë kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë filluar që të reflektojnë dhe të reagojnë në mënyra të tjera. Uroj shumë që ky të jetë fundi i asaj çfarë Alibeaj me shokë po bën për të luftuar Partinë Demokratike të vërtetë, për të luftuar këta njerëz, 44 mijë apo shumë më tepër, 58 mijë bashkë me simpatizantët dhe shumë më tepër që do të tregohen tashmë në zgjedhjet e 14 majit - për treguar pikërisht se ne jemi ata që mund ta bashkojmë partinë, por z. Alibeaj vazhdon akoma qëndron në skalionin e kundërt, në atë skalion që ne do të donim ta luftonin dhe vazhdojmë ta luftojmë përditë siç është qeveria aktuale, Edi Rama. Unë çuditem përditë kur shoh, lexoj nëpër media tendera të fituar nga disa persona që janë pranë zotit Alibeaj!

Kafe Shqeto: Zoti Kapllanaj!

Edith Harxhi: Po. Dhe unë çuditem sesi mundet që këta të kenë mundësinë të dalin, sepse ne jemi  qytetarë shqiptarë, ne kemi një rreth shoqëror, kemi miq, kemi njerëz, kemi familje. Nuk e di, a kanë problem këta për të dalë në rrugë dhe për t’i parë njerëzit në sy?! Unë ende sot e kësaj dite mundohem që t’i dëgjoj njerëzit kudo që shkoj, se pavarësisht që ne kemi 10 vjet jashtë pushtetit, përsëri njerëzit mbajnë mend të mirat dhe të këqiat, kështu që mundohem të kërkoj falje, të përulem përpara tyre, pikërisht për ato që ne nuk kemi bërë, kështu që nuk e kuptoj se si mundet këta të veprojnë kështu, të flasin kështu, të marrin tendera nga kjo qeveri dhe pastaj përsëri të mundohen të fusin shkopinj në rrota./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me znj. Harxhi në videon në KAFE SHQETO NË SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco