KAFE SHQETO/ Edhe deputetët kërkojnë rritje rrogash, Koti: Paga deri në 900 euro, premtim imagjinar

12:06, 28/04/2023
A+ Aa A-

Sorina Koti - Deputete e Partisë Demokratike, Qarku Korçe, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ku ka komentuar premtimin ‘imagjinar’ të kryeministrit Rama i cili në prag të zgjedhjeve lokale të 14-Majit është shprehur se pagat do të shkojnë deri në 900 euro.

Pjesë nga biseda:

Flavio: Çfarë halli kanë deputetët?

Sorina Koti: Në këto momente deputetët nuk kanë asnjë hall përveç fushatës, qëndrimit të tyre në zonat elektorale ku ata janë zgjedhur për shkak të garës për Bashki, kështu që mbledhja e Komisionit të ditës së martë kishte si qëllim dy/tri pika në rendin e ditës, të cilat  pjesa më e madhe e tyre u anulua dhe për shkak të anulimit të seancës së ditës së enjte, kështu që ka qenë një mosefiçensë e plotë e punës së Parlamentit apo Komisioneve.

Kjo për shkak se pozita, qeveria duan që të gjithë ministat dhe deputetët  të jenë në terren për marrjen e Bashkive.

Kjo ka sjellë që dita e martë të kishte atë ngërçin që u anuluan disa nga pikat, por më kryesorja ishte pika  e rritjes së rrogave të Presidentit dhe më pas afektonte komplet gjithë pjesën e administratës së Lartë të Shtetit, të institucioneve të Pavarura ku në pamje të parë duket sikur ministrat ose deputetët do të kërkonin një rritje të pagës së tyre, gjë që Kushtetuta do të jua lejonte nëse do të ndodhte rritja e pagës së Presidentit.

Por duke parë situatën aktuale që jemi në prag fushate ne nuk e mirëpritëm që në parim propozimin e kryeministrit për këtë veprim aq human nga ana e tij sepse duket sikur çdo gjë  në dorë e ka ai, rrit pagat kur i do qejfi kryeministrit, sjell propozime për rritje pagash imagjinare për biznesin apo nënpunësat civil në prag fushate dhe kjo duket sikur është bërë rrugë për kryeministrin për të rritur pagat apo për të bërë premtime për rrije pagash dhe duket sikur njerëzit detyrohen të  mendojnë se di ai do t’i rrisë pagat deri në 900 euro kur ky është një premtim imagjinar i kryeministrit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco