Nga rrogat, pensionet, përgjysmimi i taksave e punësimi/ Berisha: Prioritete absolute të qeverisë së ardhshme

18:26, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Memaliaj, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Albert Malaj, prioritet absolut i qeverisë së ardhshme të PD do të jenë rrogat, pensionet, përgjysmimi i taksave si dhe shkollimi e punësimi. 

Lideri i opozitës komentoi premtimet e Edi Ramës për rritjen e pagave, duke i quajtur ato mashtrime. 

Sipas tij, kryeministri po çon drejt falimentimit bizneset, ndërsa inflacioni do të kapërcejë trefish. 

"Pensionet për shkak të çmimeve zvogëlohen, rrogat për shkak të çmimeve zvogëlohen, Edi Rama përsëri përdor armën e tij të zezë, mashtrimin. U thotë shqiptarëve se do ta keni rrogën mesatare 900 euro, nga 400 që është tani. 

Të dashur miq, të rrisësh rrogën mesatare 900 euro, do të thotë të rrisësh inflacionin me 3 shifra, do të thotë jo vetëm t'i falimentosh bizneset, bankat, të falimentosh Shqipërinë dhe këtë e thotë vetëm një njeri, i cili për karrigen e tij është i aftë të ju thotë shqiptarëve çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, sepse pasi të marrë votat, shqiptarët do të provojnë shëndetësinë falas të tij, e cila jo që nuk ishte falas, por shqiptarët paguajnë sot më shumë se çdo qytetar evropian për shërbimin shëndetësor dhe tani do të krijojë dy korsi në shëndetësi, korsinë e pasanikëve dhe atyre që nuk kanë. 

Pasanikët do të kenë të drejtë të marrin shërbime me shpejtësi, të tjerët do të presion radhën. Nuk ka akt më cinik, jo njerëzor se sa ky. U garantoj ju, se ndryshimi që fillon me 14 maj do të sjellë me shpejtësi përmbysjen e qeverisë më hajdute të historisë së Shqipërisë. Ju garantoj se qeveria e ardhshme, objektivin më absolut do të ketë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të lartat në rajon. Do të ketë suksesin e shqiptarëve në biznes, përgjysmimin e taksave, do të ketë shkollimin, punësimin dhe strehimin e të rinjve me përparësi absolute", tha kreu i PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco