Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Gerta Meta: Veliaj po shkel hapur Kodin Zgjedhor, përdorimi i fëmijëve i papranueshëm!

17:04, 20/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armel Ferko ishte, drejtorja ekzekutive e shoqatës për kulturë demokratike, Gerta Meta.

Meta është shprehur se po shkelet hapur kodin zgjedhor dhe se politika nuk duhet të përdorë fëmijët të cilët nuk janë të ndërgjegjshëm në fushatë elektorale.

"Fushata zgjedhore është në kumin dhe intensitetin e saj edhe natyrisht që subjektet zgjedhore duhet të jenë të kujdesshme për të  zbatuar kodin zgjedhor dhe për të pasur një përgjegjësie politike në lidhje me komunikimin me votuesin.

Këto janë zgjedhje lokale dhe duhet të mbizotërojë bashkëbisedimi me votuesit edhe ajo që vlen të përmendet është pjesa e degjesave publike dhe pritshmëritë që do të ndodhin me krerët e bashkive dhe anëtarët e këshillit bashkiak.

Është një shkelje flagrante e kodit zgjedhor që përdoren fëmijë të cilët nuk janë të ndërgjegjshëm dhe nuk kanë të drejtë vote. Përdorimi i fëmijëve si dekor është shumë i rëndë, kandidati i PS në Tiranë, Veliaj natyrisht është e papranueshme që i dalin rastësisht një grup fëmijësh me edukatoren në rrugë.

Mesazhi që po jep PS në fushatë nuk është komunikimi me fëmijët dhe duhet që KQZ të ndërhyrje menjëherë për të zgjidhur këtë gjë.

Mendoj që mbikëqyrja që bën KQZ janë pikërisht këto aktivitete dhe ajo që është e ndaluar dhe shkelet kodi ata marrin masa dhe penalizojnë kandidatin që ka bërë këto shkelje. Nëse e keni vënë re ka një tendencë që të gjitha veprimtaritë janë përzier dhe duhet të ketë një vijë ndarëse pasi aktiviteti normal i qeverisë të miksohet me fushatën, dhe të ndalohet përdorimi i aseteve shtetërore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco