KAFE SHQETO/ Flasin ekspertët: Shqipëria e humbi ‘betejën’ me plastikën

11:33, 17/04/2023
A+ Aa A-

Më 1 qershor 2022, hynë në fuqi ndryshimet ligjore që ndalonin përdorimin e një kategorie qesesh plastike të pariciklueshme, por dhjetë muaj më pas, duket se gjithçka është kthyer si më parë.

Lavdosh Ferruni ambientalit dhe Bujar Muço Zv. Kryetar i Shoqatës së Biznesit të Mesëm dhe të Vogël ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri TV, ku treguan më tepër se çfarë ndodhi me ndryshimet ligjore të një viti më parë.

Ferruni u shpreh se arsyeja pse u mor vendimi i heqjes nga përdorimi të qeseve plastike, ishte si fillim ana vizuale.

 Arsyeja është e thjeshtë dhe është ana vizive, pra njerëzit vetë kanë qenë të shqetësuar për këtë pamje që kishte territore vendit, sidomos buzë lumenjve, dhe në aspektin e thjeshtë viziv ishte një shqetësim qytetar i reflektuar edhe nga shqetësimi i turistave. Në këtë kontekst duhej marrë patjetër një vendim. Natyrisht aty ka dhe shumë efekte të tjera qe ekspertët i dinë që janë shumë të dëmshme për njerëzit. Qytetarët gradualisht  ju përgjigjen kësaj gjëje. Por, pastaj, gradualisht u hoq dorë nga një lloj kontrolli, filloi dikush ta përdorte dhe 'shih rrushi rrushin e piqu'.

Muço tregoi se e gjithë kjo ndikoi vetëm në xhepat e konsumatorit, pasi qeset plastike vazhdojnë të përdoren, dhe ato nuk kanë asnjë ndryshim me qeset e përdorura më parë, pra nuk jan të riciklueshme, ndryshimi i vetëm është se tani qytetari i paguan ato.

Kur ky ligj doli nga qeveria në parim ishim dakort, se nuk mund të dalim kundër një direktive që përdoret gjerësisht edhe në BE. Por kemi qenë kundër në disa pika ndaj heqjes së menjëhershme se do na vinte në vështirësi. Ne kundërshtuam dhe thamë të gjendej një rrugë e ndërmjetme, ku si fillim ne na u tha që do përdoreshin disa qese të dekompozushme një-përdorimshe dhe e dyta na u tha që në gjerësi do përdoren më shumë çantat prej letre ose format e tjera të ndryshme. Në fillim u mor me seriozitet por bizneset  e vogla i vuri në vështirësi. Kjo sepse ato shërbejnë me pakicë dhe ambalazhi i tyre detyrimisht duhet të jetë në një formë çante ose qese të vogla.

Të jemi të qartë që ka një përdorim masiv të qeseve dhe nuk ka një kontroll nga ana e qeverisë  përsa i përket këtij fenomeni dhe shohim se këto qese që janë në përdorim sot, cilësia e tyre me atë të qeseve të mëparshme nuk kanë ndryshim, nuk janë te dekompozueshme. Ajo çfarë ndodhi është se konsumatori u ngarkua thjeshtë me një kosto më të lartë duke paguar 20 ose 30 lekë sipas madhësisë së qeses dhe e gjitha rëndoi në xhepin e konsumatorit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco