Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Velipojë

Rama i nxirë në Kavajë, degjeneron kandidatin që falimentoi bashkinë

Rama i nxirë në Kavajë, degjeneron kandidatin që falimentoi bashkinë

12:10, 15/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shfaq i nxirë në Kavajë, ku mori pjesë në mbjelljen e pemëve si pjesë e nisjes së fushatës.

Teksa fliste me kryebashkiakun Redjan Krali, që e ka çuar këtë bashki në falimentim, Rama vazhdoi me ironinë dhe përçmimin si me rastin e Veliajt.

Ai u shpreh se rreh atë sa herë merr ankesa nga qytetarët. Deklarata e tij u pasua nga reagime nga qytetarët. Rama tha se e rreh përmes telefonit, sepse do që ai të rrijë më shumë në këmbë dhe të bëjë më shumë punë.

“Ta dini ju sa herë e rrah këtë unë. E para, ai që të rreh, të do, e dyta, nuk e rrah aq shumë sa thashë. E rrah me fjalë në telefon se dua që të rrijë edhe më shumë në këmbë, dua të bëjë më shumë punë, dua të mos i rrëshqasë asnjë mi nën mustaqe.

Kur marr ankesa nga njerëzit, nuk mërzitem me njerëzit, mërzitem me këta. Kur i përgjigjem unë njerëzve, këta duhet t’i rrinë gatitu! Si t’ia bëjmë ne se më të mirë se ky nuk kemi këtu”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se edhe në nisje të fushatës, Rama përdori të njëjtin fjalor kundër kandidatit socialist për Tiranën, Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco