Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita, pranga në derën e Erion Veliajt

Baton Haxhiu: Nuk votoj me 14 maj, Veliaj është politikan fallco

20:58, 13/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv ishte analisti dhe gazetari, Baton Haxhiu.

Haxhiu është shprehur se nuk do të votojë në zgjedhjet lokale në Tiranë pasi kandidatët sipas tij kanë probleme karakteriale, ku ndër të tjera u shpreh se Veliaj është një njeri fallco.

"Vota ime nuk është e lidhur vetëm me premtim elektorale për qytetarët por veta ime është e lidhur me karakterin. Për faktin që ky problem është karakterial, pasi i pari, Veliaj, është shumë i lehtë dhe i panevojshëm në komunikim publik pasi ka fallcitet të mjaftueshëm që më bën të mos votoj. Këtë nuk e bëj edhe pse kam miqësi të jashtëzakonshme me vizionin e Ramës pasi ai ka probleme të mëdha me karakterin.

Ndërsa ty nuk të votoj sepse ti je prej atyre politikanëve që je brut, pasi je njeriu që je rritur brenda historisë së liderit, Bashës, dhe në momentin e parë ke lëvizur.

Nëse Belind Këlliçi do të ishte në garë për t’u bërë kreu i PD është në rregull por kur shkon me një person që nuk ka të ardhme dhe prandaj edhe ty nuk të votoj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco