Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita, pranga në derën e Erion Veliajt

Berisha: Ngushëllimet më të ndjera për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Nebil Çika

Berisha: Ngushëllimet më të ndjera për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Nebil Çika

20:57, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Nebil Çika.

Lideri demokrat ka theksuar se Nebili vinte nga një familje e persekutuar dhe se trajtoi gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politik.

Postimi i Berishës:

Mesazh ngushëllimi!

Të dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur, Nebil Çika.

Ai vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Në krijimet e tij, Nebili trajtoi gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politik. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar edhe në organin e Partisë Demokratike, gazetën Rilindja Demokratike dhe për një kohë Zv/ kryeredaktor i saj. Me këtë rast shpreh falënderimin tim për punën dhe ndihmesën e tij dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve, miqve e të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta, që shpirti i Nebilit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco