Berisha: PD-në e financon fryma e fitores. Pengjet e Ramës grabitën taksat e 620 mijë votuesve

Berisha: PD-në e financon fryma e fitores. Pengjet e Ramës grabitën taksat e 620 mijë votuesve

12:58, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi vendimin që ia jep fondet e fushatës Enkelejd Alibeajt.

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersa dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës.

Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata.

Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë.

Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Kjo tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava.

Por asgjë nuk e pengon PD-në. Ajo do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës.

PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon.

Ju e shihni se Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjës të policisë dhe përgatit takimet vetëm me punonjës të bashkisë.

Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, se edhe ai ka frikë nga qytetarët. Pra, janë në një dëshpërim të thellë.

Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco