​I doli emri në skandalin me Beketin/ Joti ikën nga RTSH, merr post tjetër

​I doli emri në skandalin me Beketin/ Joti ikën nga RTSH, merr post tjetër

10:51, 13/04/2023
A+ Aa A-

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejdi Joti.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi ai ka marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Lajmi vjen në kohën kur një gjykatë arbitrazhi ka konfirmuar gjobën prej 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi. Emri i Jotit ishte shfaqur gjatë këtij skandali.

Kur Beketi drekoi me Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi, ai i tha se duhej të fliste me Enkelejd Jotin, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Top Channel.

Dialogu i zbardhur:

Françesko Beketi: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Françesko Beketi: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco