Eksperti, Kedhi: Rritja e pagës minimale pa u konsultuar me bizneset do të sjellë rritje të çmimeve dhe papunësisë

20:00, 07/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Armela Ferko në ishte eksperti i ekonomisë, Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se një rritje e pagës minimale pa u plotësuar kushtet e tregut të lirë në vend do të prodhojë papunësi dhe rritje të çmimeve.

"Tregu nuk funksionon me urdhër, në treg çdo gjë vjen si pasojë e ndërveprimit të atyre që quhen pjesëmarrës në treg, gjithçka vendoset nëpërmjet ofertës dhe kërkesës.

Gjithçka është në funksion të ofertës dhe kërkesës, duke rregulluar këtë ekuilibër në treg vendosey ekuilibri dhe për pagat duke arritur në një pagë të caktuar, sa më e zhvilluar ekonomia sa më pak taksa dhe barrë rregullatore për sipërmarrjet dhe sa më shumë konkurrencë të lirë dhe sa më pak ndërhyrje qeveritare në treg, atëherë aq më shumë rritet ekonomia dhe pagat në treg.

Në një ekonomi që është duke u zhvilluar, ku kompanitë janë në garë me njëra-tjetrën, ku kompanitë janë të lira të konkurrojnë me njëra-tjetrin, nxjerrin produktin më të mirë me një çmim më të ulët. Në qoftëse qeveria vendos që paga do të jetë një nivel X për të gjithë dhe në sektorin privat këtë nuk e bën detyrimisht kështu sepse kërkesa mund të vendosin një nivel Y që është më pak.

Në qoftëse tregu vendos që paga ose ekuilibri është më i ulët se paga që thotë qeveria arbitrare dy janë pasojë që rriten çmimet e produkteve dhe rritet papunësia sepse një sipërmarrje do të paguaj punëtorin më tepër sesa xhiroja ka atëherë do të pushojë disa nga puna."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco