Prezantimi i Ilir Mehmetit në Delvinë, Noka: Kandidati i rilindjes kushëri i Ardi Veliut, përfaqësues i mafies!

19:25, 01/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Delvinë, Ilir Mehmeti, Flamur Noka sulmoi kandidatin e rilindjes, Besmir Veliu, kushëri i Ardi Veliut.

Noka theksoi se kandidati i rilindjes kërkon votën si përfaqësues i mafies, ndërkohë që kandidati i demokratëve është shërbëtor i qytetit.

Në Delvinë e majta kandidon Besmir Veliun, kushëririn e Ardi Veliut. 

Noka tha se vëllai i kandidatit të PS është arrestuar në Itali me 26 kg drogë dhe është dënuar. 

"Vjen tek ju si përfaqësues i mafies së drogës. I vëllai tij i kapur me 26 kg dorgë e i dënuar në Itali. Është si nata me diten me kandidatin tonë, inxhinierin, intelektualin dhe qytetarin Ilir Mehmeti. Ilir Mehmeti është shërbëtor i qytetit dhe qytetarëve, familjar i shkëlqyer, erdhi si pasojë e votës tuaj, ju e votuat, ju e mbështetët dhe ju do ta bëni kryetar të bashkisë në 14 maj. Rivali i tij, Besmir Veliu vjen këtu duke menduar se do t'ju mashtrojë, do t'ju blejë që nesër t'ju nëpërkëmbë, jo t'ju qeverisë. Si mund të kesh fytyrë ti Besmir dhe të vish t'u kërkosh delviniotëve votën këtu në Delvinë, kur yt vëlla është trafikant droge dhe i dënuar në Itali. Çfarë morali ke ti para delviniotëve? Se ke mafiozin Ardi Veliu në krah që që paguan pra dhe bën dallavere. Pse çfarë është Delvina, pronë e familjes Veliu? Njëri vjen këtu që t'ju imponohet për kryetar bashkie me para dhe pushtet dhe me drogë e mafie. Nesër vjen Ardi Veliu për deputet dhe Delvina të kthehet në Saraj i mafies Veliu këtu? Absolutisht. Ju jeni qytetarë të lirë dhe dinjitozë, nuk ka delviniotë skllavë. Mjaft më, kjo bandë në pushtet ju ka vjedhur e ju ka plaçkitur. Nuk mund të turpërohet Delvina, ky qytet me histori kur të tjerë qytete të tjera në Europë nuk kanë ekzistuar këtu ka patur kulturë dhe zhvillim, ka patur qytetarim dhe kanë nxjerrë personalitete që kanë qeverisur jo vetëm Shqipërinë", ka thënë Flamur Noka në këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco