Paloka: Kanë dhjetëfishuar numrin e punonjësve vetëm për vota, pas 14 majit Rama do të surprizohet

Paloka: Kanë dhjetëfishuar numrin e punonjësve vetëm për vota, pas 14 majit Rama do të surprizohet

18:25, 01/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh i bindur se PD do të marrë mbështetje maksimale në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë bisedës në studion e News24, Paloka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha format e mashtrimit për blerjen e votave.

I ndalur tek emrat e kandidatëve, Paloka theksoi se ndryshojnë si nata me ditën, pasi sipas tij nga ana e PS ka kandidatë që kanë probleme me ligjin.

“Po ti marrësh të gjitha kandidatët, janë shumë larg kandidatët tanë për mirë, me kandidatët e tyre. Rama vazhdon me historinë e të inkriminuarve. Këta dalin i mbrojnë publikisht. Del dhe Taulant Balla dhe thotë e dimë, por kështu janë emigrantët. Jo mor jo se kam qenë edhe unë, ka emigrantë me punë të ndershme plot. Por këta thonë fiton ky i joni sepse është i fortë, ka pare dhe ka vjedhur shumë. Pra kandidatët tanë janë si nata me ditën”, tha Paloka.

Më tej deputeti i PD-së shtoi: “Dëshira dhe besimi tek fitorja mendoj që sot është në pikën kulminante. Nëse në 6 mars morën një përqindje të caktuar në kohën kur njerëzit ishin në dyshime, sot të gjitha dilemat janë qartësuar. Demokratët e dinë tashmë se kush e përfaqëson opozitën dhe se kush mund të fitojë. Angazhimi i njerëzve në këtë nivel tregon se ka besim të plotë që kandidatët tanë do të fitojnë. Meqë Tirana ka rëndësinë e vet politike kemi parë që pakënaqësia e qytetarëve të Tiranës, ndaj Veliaj kanë arritur në urrejtje dhe jo thjesht pakënaqësi. Kanë dhjetëfishuar numrin e punonjësve dhe i paguajnë me taksat tona vetëm që ti marrin votat. Kemi inceneratorin që nuk ekziston, por që vazhdon dhe paguhet”.

Paloka flet dhe për premtimet e Belind Këlliçit: “Fakti që kanë reaguar edhe qytetarët, tregon se është një nga elementët më sensitivë. Dhe theksoj se është shumë e besueshme, sepse nëse eliminohet vjedhja pasi gati 90 % e taksave tona vidhet, atëherë mund të ketë shumë ndryshime. Në një garë ne hyjmë kudo për të fituar, përveç atyre të Alibashës. Ju garantoj që pas 14 majit do të ketë surpriza që Rama as nuk i mendon që mund t’i fitojë PD. Edhe pse Rama po i përdor të gjitha mënyrat, do të ketë surpriza”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco