Çlirim Gjata ironizon socialisët: E bënë mik edhe Hajredin Pashën. Këta janë më të këqij se ai!

Çlirim Gjata ironizon socialisët: E bënë mik edhe Hajredin Pashën. Këta janë më të këqij se ai!

18:12, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë në Bulqizë kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Dëfrim Fiku. 

Në këtë takim, drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Çlirim Gjata akuzoi qeverinë Rama, si qeveri e krimit.

Gjithashtu ai u shpreh se me politika te kryeministrit Edi Rama, vendi është përballur me shpopullimin më të madh të ndodhur ndonjëherë. 

Gjata ironizoi socalistët edhe për postimin e deputetit Toni Gogu kur e quajti Hajredin Pashën hero të Dibrës. 

“Qeveri e krimit. Le të vijnë dhe të ballafaqohen. Këta kanë larguar shqiptarët. Çdo familje duhet t’i bëjnë pyetjen vetes, përse është i detyruar të largojë fëmijët jashtë vendit? Atyre i duhet dhënë vetëm një përgjigje, ikni dhe vetëm ikni. Me votë dhe ta harrojnë se do të bëjnë festë. Kanë arritur deri aty sa edhe Hajredin Pashën e këngës e kujtojnë se kanë mik. Këta nuk ndryshojnë shumë nga ai. Ai ishte pushtues i huaj, këta janë pushtues vendas, më të këqij se ai. Pas datës 14 do t’i bëjmë të këndojnë këngës , jo më  nga fusha e Gjoricës, por nga Tirana të pyesin se ku janë malet e Dibrës”, u shpreh Gjata. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco