‘Inceneratorët’/ Malltezi: 'Skapi' i Ramës nuk heton grupin e strukturuar kriminal që vodhi 430 mln euro

17:20, 01/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, eksperti i mjedisit Jamarbër Malltezi foli për dhjetëra mln euro të vjedhura nga inceneratorët, si dhe 'gropa septike' e krijuar nga Rama-Agaci-Veliaj-Ahmetaj.   

Malltezi sqaroi se afera e inceneratorëve është afera më e rëndë që ka ndodhur dhe nuk është një aferë siç SPAK deri tani me një lehtësi ka marrë ta kalojë, bazuar mbi urdhërin ‘skape’ që i ka dhënë Edi Rama.

Sipas Malltezit SPAK deri tani ka dështuar pasi nuk kemi asnjë akuzë deri tani për krijim të grupit kriminal me qëllimin e qartë për të vjedhur 430 milionë euro.

‘Të gjitha këto akuza që SPAK po heton dëmi ndaj shtetit është më pak se 5 milionë euro dhe këtu afera është 430 milionë euro. SPAK ka frikë të hetojë. Deri tani në tre çështjet që ka në hetim për inceneratorët i vjen anash e anash dhe nuk merret me thelbin’, u shpreh Malltezi.

Malltezi: Afera e inceneratorëve është afera më e rëndë që ka ndodhur dhe nuk është një aferë siç SPAK deri tani me një lehtësi ka marrë ta kalojë, bazuar mbi urdhërin ‘skape’ që i ka dhënë Edi Rama. Deri tani SPAK ka dështuar pasi ka ndjekur 3 çështje dhe e para është ‘zëri kadastral’ ku kemi një dyzinë të zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit që janë në burg për mbi një vit për ‘zërin kadastral’, kur dëmi është as 300 mijë euro. Pse aferë e dëmit 300 mijë euro është? Pra është për ti hedhur hi syve publikut.

Së dyti kemi për Lefter Kokën për fatura fiktive dhe krijim të kompanive dhe lëshim të faturave fiktive ku edhe këtu nuk e kanë bërë saktë pasi kemi Ben Blushin bashkë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që kanë krijuar kompani në Bullgari dhe prodhuan 2 milionë euro fatura fiktive dhe ia dhanë Top Channel dhe në rast se do të jesh kape dhe Ben Blushin dhe të shoqen. Edhe kjo akuza nuk është aq e rëndë pasi kemi të bëjmë me vetëm 4 milionë euro fatura fiktive për Lefter Kokën kur 2 milionë euro i ka Ben Blushi ndërkohë që afera e inceneratorëve është 430 milionë pra 100 herë më e rëndë.

Së treti kemi akuzat për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe për fat të keq akuzat nuk i kemi për inceneratorët por për dhurata, pra akuza për zërin kadastrat të parregullt, për fatura fiktive dhe për bileta avioni dhe pagesa hotelesh në mënyrë të paligjshme në forma dhuratash për Ben Ahmetaj.

Pra nuk kemi asnjë akuza deri tani për krijim të grupit kriminal me qëllimin e qartë për të vjedhur 430 milionë euro. Të gjitha këto akuza që SPAK po heton dëmi ndaj shtetit është më pak se 5 milionë euro dhe këtu afera është 430 milionë euro.

SPAK ka frikë të hetojë. Deri tani në tre çështjet që ka në hetim për inceneratorët i vjen anash e anash dhe nuk merret me thelbin.

Thelbi është se kush kishte fuqinë dhe autoritetin të rrëzonte strategjinë dhe planin e veprimit të trajtimit të mbetjeve urbane të cilat ishin hartuar me 4 milionë euro investim nga BE. Kush do e kishte këtë?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco