Rrëzoi Vettingun/ ONM, KLP-së: Mos zbatoni vendimin e Strasburgut për prokurorin Besnik Cani

Rrëzoi Vettingun/ ONM, KLP-së: Mos zbatoni vendimin e Strasburgut për prokurorin Besnik Cani

16:23, 01/04/2023
A+ Aa A-

Pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur shqyrtimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut që rikthen në punë prokurorin Besnik Canin e shkarkuar nga Vettingu, ka ardhur edhe reagimi i paprecedentë i Operatorit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Kjo e fundit i kërkon KLP të mos zbatojë vendimin e Strasburgut i cili sipas ligjit shqiptar nuk shqyrtohet, por vetëm zbatohet. 

SYRI TV

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur shqyrtimin për rikthimin në detyrë të prokurorit Besnik Cani. Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila i dha një goditje të rëndë procesit të Vettingut duke pranuar unanimisht që ka pasur shkelje të artikullit 6.1 të Konventës, sa i përket të drejtës së ankuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj dhe i jep të drejtën prokurorit Cani për t'u rikthyer në detyrë".

Por shqyrtimi i KLP për Canin ka sjellë reagimin e paprecende të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i cili i dikton shtetit shqiptar të mos marrë parasysh vendimet e Gjykatës së Strasburgut, ndërkohe me ligj vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut nuk rishqyrtohen, por vetëm zbatohen.

Në një deklaratë ONM është shprehur i shqetësuar se KLP po merr në konsideratë një projekt-vendim për rikthimin e ish-prokurorit Besnik Cani në radhët e Prokurorisë.  

Image

Sipas tyre një vendim i tillë do të përcillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që e shkarkoi subjektin e rivlerësimit, Besnik Cani, gjatë Vettingut, pasi ky vendim është ende në fuqi.

Image

Por jo në pak raste është qëndrimet e dyshimta të ONM janë vënë në pikëpyteje.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra Canin pas ankimimit që bëri Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Fillimisht, Cani kaloi shkallën e parë të Vettingut pavarësisht disa problemeve që u evidentuan në seancën dëgjimore.

Më pas, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë prokurorin Cani dhe më pas me vendim të KPA u shkarkua.

Cani e dërgoi vendimin në Gjykatën e Strasburgut e cila rrëzoi vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke goditur procesin e Vettingut dhe duke i hapur rrugë edhe prokurorëve apo gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu të apelojnë vendimin në Strasburg.

Madje njerëz të drejtësisë që nuk kanë qenë dakord me vendimin e Vettingut që i ka shkarkuar nga pozicioni që kanë pasur i kanë dërguar çështjet e tyre në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco