Rrënjët e Belind Këlliçit/ Të vërtetat historike përtej propagandës së gjobaxhinjve

Rrënjët e Belind Këlliçit/ Të vërtetat historike përtej propagandës së gjobaxhinjve

16:19, 01/04/2023
A+ Aa A-

Në një postim të tij në rrjetet sociale, gazetari Elvi Fundo ka treguar rrënjët e Belind Këlliçit.

Prej disa ditësh mediat e përdorura dhe paguara, të cilat kryesisht janë instrumenta kriminalë gjobaxhinjsh të keqpërdorur të pushtetit, por edhe të lidhur me mafien e inceneratorëve kanë sulmuar Belind Këlliçin për të shkuarën e tij, për familjen e tij, për historinë e tij.

Në fakt, gazetari me pak fjalë ka rrëfyer origjinën dhe vlerat e Belindit, kush është djali që kandidon përballë Erion Veliajt përtej propagandës politike.

Nipi i Reshat Këlliçit, një nga intelektualët e shquar të viteve ’30, njeriu që në një foto të publikuar nga gazetari ndodhet në krah të disa prej ikonave të vlerave patriotike shqiptare, siç është Llazar Fundo, Tajar Zavalani, Sejfulla Malishova, Selim Shpuza dhe në krah të tyre dhe Reshat Këlliçi, gjyshi i Belindit. 

Image

Llazar Fundo, Tajar Zavalani, Sejfulla Malishova, Selim Shpuza dhe Reshat Këlliçi

Në një postim në rrjetet sociale, Fundo sjell dy foto, ku në një prej tyre është Reshat Këlliçi me miqtë e tij në Bashkimin Sovjetik dhe në foton tjetër Masar Këlliçi, një nga personalitetet dhe njerëzit që kanë themeluar Tiranën, që kanë ndërtuar kryeqytetin e sotëm në Shqipëri, një nga njerëzit e Kongresit të Lushnjes dhe kryetar i bashkisë së Tiranës.

Image

Masar Këlliçi

Statusi i plotë:

Të vërtetat historike përtej propagandës së gjobaxhinjve paguar nga mafia e inceneratorëve.

Në foton e parë Sejfulla Malishova, Selim Shpuza, Llazar Fundo, Reshat Këlliçi dhe Tajar Zavalani në Moskë. Nuk po shkuaj për Zain, por për Këlliçin që është në krah të tij.

Belind Këlliçi është nipi që shkon në gjurmët historike të një ikone të patriotizmit dhe vlerave intelektuale të kombit shqiptar.

Pak histori...

Reshat Këlliçi lindi më 1901. Ishte i biri i Masar Këlliçit, foto e dytë, (Deputet i Tiranës në Parlamentin e parë Shqiptar më 1921) dhe nip i Mytesim Këlliçit, Senator në Kongresin e Lushnjës, Kryemyfti i Tiranës e Durrësit si dhe bashkë themelues i “Strehës Vorfnore” më 1917, sot Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Reshati u martua më 1936 me Bedia Sulon (e bija e Dervish Sulos nga Libohova, Kryetar i Gjykatës së Diktimit Kavajë), studente e Kolegjit të Vajzave “Harry Fultz” në Kavajë dhe mësuese e dalluar në Tiranë për 40 vite.

Reshati dhe Bediaja lindën 3 djem, Prof. Dr. Adnan Këlliçin (Doktor ORL, themelues i katedrës së Otorino laringologjisë), Masar Këlliçin (Agronom), Zamir Këlliçin (Muzikolog).

Zamiri u martua me Suzana Alincin (lindur në Korçë dhe me origjinë nga Kukësi), Inxhiniere Mekanike në profesion. Ata kanë lindur dy djem. Reshard Këlliçin (Avokat në SHBA dhe Sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë) dhe Belind Këlliçin (Deputet i Tiranës 100 vite fiks pas stërgjyshit të tij dhe kandidat për kryetar Bashkie Tiranë).

Një detaj tjetër është: Qazim Mulleti ka qenë djali i Naile Këlliçit, pra nga nëna ka qenë nga familja Këlliçi, djali i motrës së Masar dhe Mytesim Këlliçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vetm ADN vrteton atsin01/04/2023 18:29

Dakord, se ky muhabet kështu ka qënë përherë, edhe sot në pushtet janë pinjollët e komunistëve të dikurshëm. Pyetja është: pse nuk e publikon diplomën e Harry Fultzit Belindi? Apo nuk e ka se ka vetëm një listë notash 4vjeçare?

Shto koment

Denonco