Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Megaskandali i Veliajt/ Berisha denoncoi lidhjet e fshehta me Iranin

Megaskandali i Veliajt/ Berisha denoncoi lidhjet e fshehta me Iranin

10:36, 01/04/2023
A+ Aa A-

Emisioni investigativ Piranjat denoncoi mbrëmë në SYRI TV një megaskandal, në qendër të të cilit është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Një dëshmitar i aferës së inceneratorëve tregoi se si Veliaj ka blerë një incenerator të dalë jashtë funksioni në Rumani. Jo vetëm kaq, por inceneratori u refuzua të blihej edhe nga Zimbabvet.

Por Shqipëria e Ramës dhe Veliajt është edhe më keq se vendet afrikane. Inceneratori u ble për miliona euro.

Skandali thellohet më shumë, pasi në dëshmi thuhet se paratë e përdorura për blerjen erdhën nga Irani. Personi që ka bërë pagesat quhet Ali Aliabadi.

Por lidhjet e ngushta të Erion Veliajt me Iranin janë denoncuar me dhjetëra herë nga kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere,” deklaronte Berisha nga selia blu.

Denoncimin për këto lidhje, Berisha e bëri edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa para pak javësh, Berisha tha në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së se paratë që Veliaj vjedh nga inceneratori, mund të kenë përfunduar në Iran.

Berisha tha se Veliaj ka vjedhur të paktën 54 milionë euro nga afera me inceneratorët.

“Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që nuk takon dot qytetarët, por i mbledh nëpër salla apo zyrat e bashkisë me përzgjedhje. Por ka 6 vite që vjedh për çdo ton mbetje që krijohet në qarkun e Tiranës, 18 euro i fut në xhep duke ua marrë qytetarëve shqiptarë. I tarifon sikur digjen, nuk digjet asnjë kilogramë.

Të gjitha depozitohen dhe ky u merr në kundërshtim me kontratën, 29 euro, 18 euro ky i vjedh, i çon offshore, mundet dhe në Iran,” u tha Berisha të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco