VIDEO/ Berisha: Anëtarësimi në NATO u mundësua nga suksesi i reformave

VIDEO/ Berisha: Anëtarësimi në NATO u mundësua nga suksesi i reformave

10:29, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ka shprehur nderimin më të thellë për mbështetjen që dha SHBA dhe veçanërisht, presidenti amerikan George W. Bush në atë kohë për këtë qëllim. Ai ka publikuar edhe pamjet e asaj dite, kur si kryeministër i Shqipërisë, ulur në krah të liderëve të vendeve anëtare, mbajti një fjalim që po ashtu mbeti në histori për shprehjen e famshme "This is a miracle of Freedom!” - Kjo është mrekullia e lirisë!

“Sot, ditë historike," shkroi Berisha në FB.

"14-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave. Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe i ekonomisë së tregut.

Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Sot, NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare!” e përfundon shënimin e tij, kreu i PD, Sali Berisha.  

Kujtojmë se pranimi i Shqipërisë në NATO ka marrë një vlerë të jashtëzakonshme në këtë periudhë luftrash e konfliktesh të ashpra edhe brenda në Evropë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco