Berisha sot në Dibër e Bulqizë, i fton qytetarët të ndjekin prezantimin e dy kandidatëve të fitores

Berisha sot në Dibër e Bulqizë, i fton qytetarët të ndjekin prezantimin e dy kandidatëve të fitores

09:06, 01/04/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët shqiptarë sot që ta ndjekin në prezantimin e dy kandidatëve të tjerë për kryetarë bashkie të koalicioni "Bashkë Fitojmë", prezantime që do të bëhen paradite dhe pasdite.

Berisha shkroi në Fb: “Të dashur miq, ju ftoj të më ndiqni live në dy takimet për prezantimin e kandidatëve të fitores të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Në ora 11:00 në Dibër, ku prezantojmë kandidatin z. Ismail Uka dhe në ora 17:00 në Bulqizë, ku prezantojmë kandidatin z. Dëfrim Fiku.”

Pasditen e së premtes, Berisha ka prezantuar kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Vaut të Dejës, z. Zef Hila. Lexo më shumë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco