Caktimi arbitrar i pagave nga qeveria çon në reduktim të punëtorëve dhe rritje të çmimeve Njoftimi i një biznesi, shpërndarë nga z. Berisha dhe autori i analizës, Nikola Kedhi.

Caktimi arbitrar i pagave nga qeveria çon në reduktim të punëtorëve dhe rritje të çmimeve

08:41, 01/04/2023
A+ Aa A-

Nga Nikola Kedhi

Më vjen mirë që Doktor Berisha, si kryetar i partisë më të madhe të djathtë në vend, ka shpërndarë këtë lajmërim që shpreh një fakt ekonomik shumë të thjeshtë, por që mesa duket duhej provuar faktikisht që të besohej. Ndaj diskutimi i ideve dhe politikave është i domosdoshëm pasi ndikon direkt çdonjërin prej nesh. Kjo është dhe një prej temave të trajtuara në Kushtetutën e Vlerave të djathta të PD, që ja ku e gjen dhe aplikimin në realitet.

Siç e kam shprehur shpesh, rrogat në treg nuk i vendos dot qeveria, pasi pasojat do të jenë patjetër negative. Nëse qeveria ndërhyn duke thënë që rroga duhet të jetë X, kjo nuk e bën këtë detyrimisht të vërtetë, nëse ligjet e tregut (kërkesa e oferta e individëve që e përbëjnë atë) e vendosin rrogën Y, sipas prodhimtarisë në ekonomi.

Kur në treg kërkesa dhe oferta për pagën arrijnë në ekuilibër, kërkohet një sasi e caktuar të punësuarish. Nëse qeveria vendos një pagë të ndryshme nga ajo e tregut, ose do të çojë në rritje të çmimeve të produkteve ose sasia e punës ulet, dhe papunësia do të rritet. Pra, një rritje arbitrare e pagës, e pajustifikuar me rritjen ekonomike, krijon më shumë njerëz të papunë ose rritje të çmimeve te produkteve që kompanitë shesin.

Punëtorët me kualifikim të ulët do të jenë të parët që do të vuajnë ndikimin e madh të rritjes së pagave minimale pasi firmat reduktojnë punësimin për punonjësit e tyre më pak produktivë.

Produktiviteti rritet duke ulur barrën tatimore, duke zvogëluar ndërhyrjen dhe favorizimet në treg, duke i lënë kompanitë të konkurrojnë me njëra tjetrën për të ulur kostot, dhe për të gjetur rrugën drejt inovacionit. Sa më konkurrencë të ketë në një treg mes kompanive, aq më të larta pagat e aq më të ulëta çmimet e produkteve. Vetëm kështu, pa ndihmë ose ndikim nga qeveria, kompanitë kanë incentivat e nevojshme për të qenë sa më efecientë, për të punësuar më shumë, për të investuar në punonjësit e tyre, për të rritur prodhimtarinë. Vetëm kështu mund të rriten pagat.

Shënimi i z.Berisha në Fb.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco