Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO-SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës dhe Arben Ahmetaj, kreu i SPAK: Kemi gjetur prova, por ...

VIDEO-SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës dhe Arben Ahmetaj, kreu i SPAK: Kemi gjetur prova, por ...

17:36, 31/03/2023
A+ Aa A-

‘SPAK nuk jep njoftim kur heton njerëz’. Ky ishte qëndrimi i kreut të SPAK Altin Dumani mbi aferën Mcgonigal-Rama, në një takim informal me gazetarët. Dumani theksoi se i takon prokurorit të çështjes të vendos nëse do të ndajë informacione, si dhe theksoi se procedim zyrtar nuk ka asnjëherë. Kryeprokurori foli edhe mbi dosjen e Inceneratorëve, duke pohuar se në vilat e Arben Ahmetajt janë gjetur prova, ndërsa pritet përgjigja e letërporosive nga disa shtetet për informacione apo fshehje të parave.

Nga SYRI TV

Kreu i SPAK Altin Dumani, ka lënë të hapur mundësinë se institucioni që ai drejton, të ketë nisur hetime mbi aferën Rama-Mcgonigal. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Dumani u shpreh se askush nuk do të marrë përgjigje për këtë çështje, pasi SPAK nuk jep njoftim kur heton njerëz.

Sipas tij procedim zyrtar nuk ka asnjëherë, e I takon prokurorit të çështjes të vendos nëse do të ndajë informacione për këtë rast.

Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.

ALTIN DUMANI

Një tjetër dosje e nxehtë ku u ndal Dumani, ishte edhe dosja e inceneratorëve, duke komentuar hetimet mbi ish-zv kryeministrit dhe Ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kreu i SPAK u shpreh se në vilat e kontrolluara të Arben Ahmetajt janë gjetur prova, ndërsa bëri me dije se janë dërguar letërporosi në disa shtete për të marrë informacione apo për të gjurmuar paratë, mbi dyshimet e fshehjes në banka të huaja.

Kontrollet janë në dinamikën e hetimit. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letër-porosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet. Kërkon kohë disa janë përgjigjur, ka edhe që janë në proces. Hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme.

ALTIN DUMANI

I pyetur më tej, se pse nuk vendoset nën sekuestro edhe inceneratori i Tiranës, Altin Dumani u shpreh se kjo çështje është më komplekse, dhe për shkak të skemës së transferimit nga shoqëria në shoqëri, po punohet pë rtë gjetur pronarin real të tij.

E para, ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t’i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.

ALTIN DUMANI

Kreu i SPAK foli edhe për disa nga çështjet më të nxehta të momentit. Sa i përket hetimeve për sterilizimin ku I përfshirë është ish-ministri Ilir Beqaj, Dumani theksoi se u ka kërkuar prokurorëve për të përshpejtuar hetimet.

Ndërsa për hetimet mbi abuzimet me pronat e ushtrisë, ku janë marrë në pyetje Ministrja Olta Xhaçka dhe deputeti i PS Bardhyl Kollçaku, Dumani konfirmoi se këto prona tashmë janë sekuestruar, ndërsa nuk dha detaje mbi përgjegjësit e tjetërsimit të pronave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco