Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Malaj: Rritja më e madhe e inflacionit se sa rritja e pagave dhe pensioneve, çon vendin në krizë

16:54, 31/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV, eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave në kohë fushate, cili është efekti real dhe kush përfiton dhe kush humbet.

Sipas Malaj, ka tre arsye kryesore se përse rritja e pagave minimale dhe mesatare dhe pensioneve është e detyrueshme, por problemi qëndron te aspekti ekonomik, ku do të gjenden burimet sa të qëndrueshme janë ato dhe si do të ndikojë rritja e pagave në përballen rritje pagash-rritje inflacioni dhe a do të ketë rritje reale apo jo.

‘Rritja e pagave dhe pensionve nëse bëhet jashtë logjikës ekonomike nga ethet elektorale mundet që rritja e saj të rrisë koston e biznesit dhe rritja e kostos së biznesit ulet prodhimi dhe nga ana tjetër ulet prodhimi dhe nga ana tjetër rritet kërkesa se u rritën pagat. Dhe kjo krijon një spirale inflacioniste. Rriten pagat në një masë të caktuar rritet më shumë se pagat inflacioni dhe vendi shkon në krizë’, u shpreh Malaj.

Malaj: Më lejoni të them tre arsye se përse rritja e pagave minimale dhe mesatare dhe pensioneve është e detyrueshme. E para dhe mbi të gjitha është rritur varfëria dhe jemi të vetëdijshëm për goditjen që kanë marrë këto grupe sociale nga inflacioni i lartë.

E dyta, rritja e pabarazisë ka efekt negativ në shoqëri dhe e treta rritja e pagave minimale mesatare dhe pensioneve duhet të reduktojë fenomenin e braktisjes që ngelet plaga më e madhe sociale në vend.

Kjo e bën të domosdoshme rritjen. A është e dobishme? Po sepse duke ndihmuar shtresat në nevojë mund të përballojnë më mirë varfërinë në rritje të tyre.

Por problemi qëndron te aspekti ekonomik, ku do të gjenden burimet sa të qëndrueshme janë ato dhe si do të ndikojë rritja e pagave në përballen rritje pagash-rritje inflacioni dhe a do të ketë rritje reale apo jo.

Nëse ne do të rrisim pagat 10% dhe inflacioni mesatar 7% atëherë rritja reale është 3%. Nëse i rrisim 5% dhe inflacioni 7% atëherë nuk kemi rritje por janë varfëruar.

A kemi ne burime financiare për ta përballuar dhe a është rritja e pagave në llogjikën ekonomike apo është e ndikuar nga ethet elektorale.

Vendi qeveriset me strategji afatgjata. Shqipëria ka një strategji deri në 2030-ën. Këto rritje parashikohen në këtë strategji.

Nëse rritja e pagave dhe pensioneve do të bëhet nga rritja e të ardhurave shtesë nga rritja e çmimeve dhe inflacioni dhe këto të ardhura janë të ardhura varfëruese dhe këto godasin vlerën reale të pagave pensioneve dhe fitimeve.

Këto të ardhura rekomandohen dhe duhet të përdoren duke kompensuar këtë dëm.

Rritja e pagave dhe pensionve nëse bëhet jashtë logjikës ekonomike nga ethet elektorale mundet që rritja e saj të rrisë koston e biznesit dhe rritja e kostos së biznesit ulet prodhimi dhe nga ana tjetër ulet prodhimi dhe nga ana tjetër rritet kërkesa se u rritën pagat. Dhe kjo krijon një spirale inflacioniste. Rriten pagat në një masë të caktuar rritet më shumë se pagat inflacioni dhe vendi shkon në krizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco