VIDEO-SYRI TV/ Edi Rama justifikon shkeljen e Kodit Zgjedhor: Neni 4 vetëm për zgjedhjet politike

21:37, 29/03/2023
A+ Aa A-

Edi Rama, u mundua të justifikojë shkeljen e kodin zgjedhor, duke thënë se shpërblimet për kategori të caktuara ndalohen vetëm në rastet e zgjedhjeve politike. Por me këtë deklaratë, Kryeministri vetëm konfirmoi shkeljen e kodit, pasi në datën 12 janar, KQZ ka ndalur të gjitha institucionet qendrore dhe vendore të japin fonde, jashtë parashikimit buxhetor, një vendim që përmes një shkrese, komisioneri ja ka komunikuar edhe Kryeministrisë.

Nga SYRI TV

Me dhënien e shpërblimit prej 50 mijë lekë për pensionistët, kryeministri Edi Rama, pranoi sot se po shkel me të dy këmbët, Kodin Zgjedhor, të cilin e ka miratuar vete, dhe ku në nenin 91, pika 4 thuhet qartë se:

Katër muaj para datës së zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale.

Por disa orë, pasi pranoi shkeljen e Kodit Zgjedhor, kryeministri u mundua të justifikojë, vendimin e tij, në prag të fushatës duke thënë se pika 4 e nenit 91 që ndalon dhënien e përfitimeve ndaj kategorive të caktuara të popullsisë, vlen vetëm në rastin e zgjedhjeve politike,që përcaktojnë qeverinë dhe kuvendin.

Edi Rama në Twitter:

‘Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj’,

Por në tentativë për të justifikuar veprimtarinë antiligjore të tij, Kryeministri sërish konfirmoi shkeljen, pasi në pikën 5 të nenit 91 parashikohet që KQZ-ja nxjerr udhëzime të hollësishme për të përcaktuar përdorimin dhe shpërdorimin e burimeve publike.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur.

Me një vendim të datës 12 janar 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë vendimin ku ndalohet institucionet publike qendrore dhe vendore, promovimin e projekteve të ndryshme në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit.

Madje këtë vendim Komisioneri Ilirjan Celibashi, përmes një letre ua ka dërguar të gjitha institucioneve, përfshirë këtu edhe vetë kryeministrinë, duke i vënë në dijeni se nuk mund të miratojnë asnjë fond që nuk është parashikuar në buxhet.

Në këtë rast kush janë analfabetë politikë, gazetarët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo kryeministri Edi Rama, që injoron parashikimet e qarta ligjore dhe vendimin e KQZ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar Shqiptar.29/03/2023 23:08

O ed gjytrymi po nuk ka me analfabet se ty qe i fut te gjithe me nj thes po ke te drejte te tallesh me popullin , poprit se dardha ka bishtin mbrapa O GJYTRYM.

Shto koment

Denonco