Ervin Bushati: Shqipëria vuan nga dy probleme madhore, demografia dhe krimi i organizuar

21:19, 29/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Këndi i Pano Sokos' në Syri Tv ishte ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Bushati është shprehur se Shqipëria vuan nga dy probleme të mëdha që janë endemike, si demografia dhe krimi i organizuar.

“Duhet një diagnozë, Shqipëria ka dy probleme të mëdha që janë endemike që janë demografia dhe krimi i organizuar që do të filloi të jetë kërcënim.

Të futemi te demografia, Shqipëria ka një infertilitet në rënie dhe jemi në kuotën 1.2 që është në kuotat më të ulëta në botë, Shqiptarët po lindin shumë pak dhe nuk do të kemi krahë punë në të ardhmen.

Nga krahu tjetër sa më shumë afrohemi pranë BE që është tregu më i pasur dhe më i madh ën botë aq më shumë qytetarët do të kërkojnë jetë më të mirë për veten dhe për fëmijët e tyre.

Sa më shumë ti afrohemi ne këtij tregu aq të madh aq më shumë do të humbasim këtë krah punë, rrogat që merren jashtë janë 4-5 herë më të lartë se në vendin tonë. Gjermanisë i duhen 7 milionë banorë deri në 2030 që i bien rreth 540 mijë në vit dhe ata kanë targetuar Ballkanin sepse më mirë për to ti marrin këtu sesa nga më larg dhe që janë më afër vlerave të tyre", tha ai ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco